Justin Bieber flet për herë të parë pasi Hailey Bieber përfundoi në spital

Justin Bieber ka folur për herë të parë pasi gruaja e tij, Hailey përfundoi në spital. Modelja me famë botërore tha se ishte shtruar me urgjencë në spital pasi kishte mpiksje gjaku në tru. Partnerja e këngëtarit sqaroi se tani ndihet mirë dhe po rikuperohet në shtëpi.

Së fundmi, ka folur dhe vetë këngëtari për gjendjen e gruas duke thënë se ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy ata ia kanë dalë.“Shumica prej jush e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha ai.

 

Every Time Hailey Baldwin Defended Her Marriage to Justin Bieber

“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi më tej ylli i muzikës me famë botërore.