Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka realizuar një vizitë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e zyrtarëve policor të policisë kufitare.
Poashtu, ai vizitoi stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit.
“Me përgjegjësit por edhe gjithë zyrtarët policor prezent, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevant, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen.
Gjej rastin ti falënderoj edhe një herë zyrtarët ë policor për punën e palodhshme, vigjilencën dhe përkushtimin në ruajtjen e kufinjve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.