Zyrtarisht çift/ Kim Kardashian flet për romancën me Pete Davidson

Kim Kardashian dha intervistën e parë me Ellen DeGeneres që kur u shpall ligjërisht beqare.

Ylli i reality show-t u pyet gjithashtu për romancën e saj me komedianin SNL Pete Davidson si dhe markën e saj.

 

Kim flet për Pete pas daljes ~zyrtarisht si çift~ në Instagram

Gjatë emisionit, Kim Kardashian tha se kishte disa foto të lezetshme me të dashurin e saj të ri, por nuk donte të postonte shumë në Instagram.

Kim flet për Pete pas daljes ~zyrtarisht si çift~ në Instagram

“Besoj se asgjë nuk është zyrtare për aq kohë sa ti nuk e poston në Instagram apo jo? Nuk kisha bërë asnjë plan në lidhje me postimin, thjesht kam fotografi të bukura tonat dhe doja t’i ndaja. Pastaj thoja me vete: ‘mos u bëj kaq e dëshpëruar, mos posto kaq shumë, ndaj thjesht diçka.’”

Edhe pse në klipin e shpërndarë nga Ellen nuk përmendet Kanye West, fansat e reperëve janë të bindur se edhe ai veprim do ta zemëronte atë.