Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke folur aktualisht në Bundestagun gjerman
Pasi mori duartrokitje në fillim të fjalimit të tij, Zelensky u ka kërkuar liderëve të ndërmarrin më shumë veprime për të trajtuar agresionin e Rusisë.
Ai i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton”.
Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.
Zelensky po ashtu citoi frazën “Kurrë më”, të post Holokaustit.
“Çdo vit politikanët thonë kurrë më. Tani e shoh që këto fjalë nuk kanë vlerë. Në Evropë një popull po shkatërrohet”, tha ai teksa u foli ligjvënësve në Bundestag.