Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Goca dhe Gra”, ishte këngëtari, Tiri Gjoci.
Moderatoret e programit i kanë bërë një surprizë Rita Petros në 60 vjetorin e lindjes së saj, shkruan lajmi.net.
E këngëtari erdhi enkas për të performuar për të.
Por, sigurisht që nuk mund ti shpëtonte disa pyetjeve nga moderatoret.
Fatma ka pyetur Tirin për projektin e tij më të ri “Lamtumirë”, i cili u aludua se ishte një dedikim i Donaldit kundrejt Beatrixës.
Por Tiri e ka hedhur poshtë këtë gjë, duke treguar se ajo këngë i dedikohet pikërisht ish të dashurës së tij.
Madje ka thënë se ky projekt kishte rreth tre vite që ishte përgatitur, ndonëse tani ai ka vendosur ta publikojë.