Administrata Biden po vazhdon të zhvillojë sanksione që synojnë zyrtarët e lartë rusë dhe ata në rrethin e ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, me plane për të rritur numrin e objektivave në ditët dhe javët në vijim, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë.
Procesi ka qenë i vazhdueshëm dhe ka marrë parasysh sugjerimet specifike të objektivave të ofruara nga zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, thanë zyrtarët.
Në një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden javën e kaluar, Zelensky përcaktoi një gamë më specifike objektivash për sanksione individuale, tha një nga zyrtarët.
Administrata aktualisht po punon për të adresuar objektivat e kërkuara, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Zelensky, në komentet virtuale në Kongres, shkoi më tej sot kur kërkoi që SHBA të vendosë sanksione ndaj të gjithë politikanëve rusë që vazhdojnë të mbështesin qeverinë.
Ndërsa, disa kërkesa të Zelensky, duke përfshirë zbatimin e një zone ndalim-fluturimi, mbeten jashtë tryezës për Biden, sanksionet shihen nga administrata si një mjet që ata mund të vendosin lehtësisht.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës, SHBA ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra zyrtarëve dhe oligarkëve të lartë rusë, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Biden gjithashtu nënshkroi shënjestrimin e Putinit drejtpërdrejt me sanksione individuale, në koordinim me BE-në dhe Britaninë e Madhe.