Sot për Aferditen dhe bashkëshortin e saj, është një ditë e veçantë.
Pasi një vit më parë modelja Aferdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakup Kindl u bënë prindër për herë të parë.
Ata mirëpritën në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue Kindl.
Ndërsa sot djali i tyre shënon 1 vjetorin e lindjes, e në këtë ditë Aferdita ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar atë.
Aferdita uroi djalin me fjalët më të ëmbla përmës një postimi në “Instagram”.
“Gëzuar ditëlindjen Sky Blue Kindl, bekimi ynë më i madh, nuk e kishim idenë se mund ta donim kaq shumë, ndonjëherë” shkroi këngëtarja.