Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës.
Me këtë rast është hedhur në votim rezoluta e propozuar në debatin parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Por kjo rezolutë nuk ka kaluar.
63 deputetë kanë votuar, 20 prej tyre për, 44 kundër dhe një ka abstenuar.