Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka bërë të ditur për dhjetëra raste të raportuara në polici të dhunës në familje.
Poashtu u tha së këto raste janë nga vende të ndryshme të Kosovës, si nga Prishtina, Gjakova, Istogu, Fushë Kosova, Peja, Gllogoci dhe Mitrovica.
Në raport janë plotë 11 raste të dhunës në familje, ku nëntë prej tyre janë raste kur burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas.
Në rastet tjera përfshihet edhe një rast ku mashkulli kosovar ka sulmuar nënën e tij.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 15.03.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datë 13.03.2022 pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 15.03.2022 – 16:10.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e punës së viktimës femër kosovare dhe gjatë rrugës pas një mosmarrëveshjeje në mes tyre i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gllogoc 15.03.2022-16:53.
Raportohet për një fjalosje në mes të babait dhe djalit të tij mshkuj kosovar. Viktima nuk ka dëshiruar të pranon tretman mjekësor pasi që nuk ka pasur lëndime. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 15.03.2022 3:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së ti, viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Istog 14.03.2022 – 23:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Pejë 15.03.2022 – 14:15.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, kunatës së tij. Viktima ka shkuar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 12.03.2022 – 18:00.
Viktima femër ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor si dhe i është ofruar urdhër mbrojtje nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 15.03.2022 –15:30.
Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar fizikisht motrën e tij femër kosovare. Gjatë intervistimit i dyshuari i njëjti e ka mohuar të ketë sulmuar motrën e tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë 12.03.2022 – 18:00. Viktima femër ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor si dhe i është ofruar urdhër mbrojtje nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 15.03.2022 – 09:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën kanë qenë në bashkëjetesë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 14.03.2022 – NN.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.