Harkivi i Ukrainës përballet edhe me luftën kundër COVID-19

Punonjësit e spitalit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, e gjejnë veten në dy vija të frontit, duke luftuar COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv, derisa jashtë spitalit vazhdojnë bombardimet.

Spitali Rajonal i Sëmundjeve Klinike Infektive në Harkiv – objekti kryesor i qytetit për trajtimin e pacientëve me virus gjatë gjithë pandemisë – po vazhdon të përballet me pandeminë.

Drejtori i spitalit, Pavel Nartov, tha se sirenat e sulmit ajror bien disa herë në ditë, duke i detyruar pacientët të strehohen në një vend të improvizuar për t’u mbrojtur nga bombat.