Zelensky: Armët që na dërgojnë konsumohen brenda disa orësh

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve evropianë në Londër se aktualisht populli i tij po mbështetet tek partnerët ndërkombëtarë dhe jo në aleancën e NATO-s.

“Sigurisht, Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, ne e kuptojmë këtë. Kemi dëgjuar për shumë vite për dyert e hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të hyjmë në ato dyer”, tha ai, raporton BBC.

Ai tha se vendet e tjera në kufi me Rusinë duhet të mendojnë për “aftësitë e tyre të pavarura të mbrojtjes” jashtë NATO-s.

Duke folur përmes video lidhjes, ai tha se dërgesat e furnizimeve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera po konsumoheshin me shpejtësi.

“Sasia që marrim në javë përdoret zakonisht nga ne brenda 20 orëve”.