Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka marrë vendim për ulje të lehtë të çmimit të karburanteve.
Bordi ka vendosur çmimin e naftës dhe benzinës në 211 lekë [1.69 euro] për litër, në krahasim me 217 lekë [1.74 euro] për litër në tre ditët e fundit, ndërsa gazi do të tregtohet me një çmim të pandryshuar prej 93 lekësh [0.7 euro] për litër.
“Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes”, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të shitjes që ta respektojnë këtë vendim.
Ndërsa, në rast të shkeljeve të konstatuara, ka paralajmëruar se do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
“Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës”, ka shtuar ministrja Ibrahimaj.