Edhe një aeroport tjetër në Ukrainë është goditur nga raketat ruse.
Aeroporti Dnipro në lindje të vendit, gjatë natës është sulmuar nga dy raketa të Rusisë, duke nxjerrë jashtë përdorimit pistën dhe duke dëmtuar ndërtesën e terminalit.
Kështu ka bërë të ditur Valentyn Reznichenko, kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovsk, shkruan CNN.
“Shkatërrimi është në një shkallë të gjerë dhe do të duhet shumë kohë për t’u rindërtuar,” thuhet në deklaratën në faqen e Reznichenko në rrjetin social Facebook.
Nuk raportohet për viktima.