Rita Ora e ka shfrytëzuar sa më shumë kohën e saj të qëndrimit në Los Angeles.
Përpara se të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Critics Choice Awards” të dielën, Rita u fotografua duke filluar festën të premten teksa po shijonte një natë të egër në klubin e natës “West Hollywood Edition”, Sunset.
Këngëtarja e muzikës pop u shoqërua me të dashurin e saj, regjisorin dhe komedianin Taika Waititi, teksa në festë ishin të pranishëm edhe këngëtarja Janelle Monáe dhe reperja Lil’ Kim, shkruan DailyMail.
Yjet e Hollywoodit ishin aty për të festuar ditëlindjen e stilistit legjendar Damon, pasi ata mbushën dhomën e klubit që është zbukuruar me 400 topa disko të varur nga tavani.
Rita, 31 vjeçe, tregoi figurën e saj mahnitëse të trupit e veshur me një fustan ngjyrë të zezë dhe blu, gjersa kishte mbathur çizme të larta deri në gju për këtë rast.
Muajin e kaluar, i dashuri i saj Taika, 46 vjeç, zbuloi historinë e romancës së tyre në një postim të Ditës së Shën Valentinit në Instagram.
“Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë”, shkroi ai krahas një fotografie të re.
“Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i ‘komplikonim’ gjërat, por thjesht u bë më e lehtë”, shkroi ai.