Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, si pasojë e përdorimit të alkoolit gjatë ngasjes.
“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet N.K (M/K) i moshës 34 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe tejkalim të shpejtësisë 50/80 km/h , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet B.Q (M/K) i moshës 50 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje u tha se të dy shoferët në tërësi kanë pranuar kundërvajtjet e shkaktuara.
Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, e që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.”.