Kim Kardashian duket e tensionuar në telefonin e saj, pak pas fiaskos së ish-burrit me të dashurin e saj të ri

Kim Kardashian u shfaq e tensionuar dhe e ngjitur pas telefonit të saj të dielën, ndërsa grindjet e saj publike me ish-bashkëshortin Kanye West arritën majat kur i dashuri i saj i ri, Pete Davidson më në fund iu kundërpërgjigj reperit.

Ylli i serialit të ri “Hulu” mori pjesë në një lojë sportive për djalin e saj Saint, gjashtë vjeç dhe shoqërohej nga vajza North, tetë vjeçe, fëmijë të cilët i ka me Kanyen. Ish-çifti kanë gjithashtu një vajzë tjetër katër vjeçare, Chicagon dhe një djalë dy vjeçar, Psalmin.

Megjithatë, ndërsa Kim, 41 vjeçe, ishte në fushën e lojës, grindja kishte filluar mes Petes, 28 vjeç dhe Kanyet, 44 vjeç, pasi mesazhet e shkëmbyera mes tyre u bënë virale në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Nëna e katër fëmijëve e cila ishte veshur sportive dhe me një palë atlete të markës “Vans”, dukej e preokupuar në një telefonatë të tensionuar gjatë gjithë ditës.

Ndërsa Kim u fotografua nga paparacët, beteja e saj e keqe me Kanyen “shpërtheu” kur u zbulua se Pete i kishte dërguar Kanyet një fotografi me mesazhin: “Në shtrat me gruan tënde”.

Ai shkroi: “Pse nuk takohemi pas meshës të së dielës dhe ndeshjes së shenjtorëve… Unë do të jem në BHH [Hoteli Beverly Hills] ne mund të hamë dhe të flasim në dhomën time. Privatisht një për një. Burri për burrin”.

Por nuk është vetëm Pete ai që po thyen heshtjen e tij – pasi të hënën, Kim bëri lëvizjen e rrallë duke iu përgjigjur sulmeve të vazhdueshme të Kanyet në rrjetet sociale kundër saj dhe të dashurit të saj.

Ai është ankuar vazhdimisht për aksesin tek fëmijët e tyre dhe e ka akuzuar Kimin se nuk po e lejon t’i shohë mjaftueshëm fëmijët e tyre.

Megjithatë, Kim u përgjigj duke thënë: “Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë”.

Një raportim i tabloidit TMZ deklaroi të hënën se nuk po kërkon një urdhër mbrojtës kundër Kanyet.

Sipas raportimit, ata nuk kanë një marrëveshje të strukturuar kujdestarie – Kanye lejohet të shohë fëmijët e tij kur të dojë brenda arsyes – dhe Kim nuk dëshiron të kufizojë kohën e Kanyet me fëmijët e tij.

Më vonë të hënën, Kanye dyfishoi pretendimet e tij, duke pretenduar se ai ‘nuk lejohej’ të merrte fëmijët e tij në meshën e së dielës.

Së fundmi, West ka publikuar një seri videosh gjatë fundjavës ku flet për çështjet e kujdestarisë së tij me Kimin.

Kim paraqiti zyrtarisht divorcin nga Kanye në shkurt të vitit të kaluar dhe kërkoi kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të tyre.

Divorci i tyre përfundoi vetëm pak javë më parë me gjykatës që e shpalli Kimin legalisht beqare.