Natën që lamë pas u mbajtë koncerti i shumëpritur i yllit latin, Maluma.
Ai ka dhuruar një spektakël në skenën e madhe në sheshin “Nënë Tereza”.
E gjatë koncertit, ylli latin kishte veshur një jakne të gjelbërt dhe kishte vendosur një palë syze të bardha.
Të njëjtin “look” e kemi parë edhe te Beatrix Ramosaj po ditën e djeshme.
Madje kjo e fundit ka postuar në Instagramin e saj, ku shihej ajo dhe Maluma me dy veshje jeshile dhe syze të bardha.
Në formë shakaje, Trixa ka shkruar: E ka me mua.
Shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme të “BBV” dhe më pas u bë virale.
Fituesi i “BBV”, duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të Beatrix, ku edhe e ka shprehur këtë gjë.
Një media shqiptare në Instagram ka publikuar postimin e Trixës dhe pyet Ilirin se çfarë thotë për këtë veprim.
“Ja ta përkthej pak”, shkruan Iliri, teksa shprehet me ironi, treguar nga emoji me syrin e mbyllur që i bashkangjit fjalisë.