Për koncertin e sotëm janë shitur të gjitha biletat, madje edhe biletat prej një mijë dollarësh, ku çdokush që e blen ka dhe mundësinë të takojë nga afër këngëtarin kolumbian.
Bileta për të ndjekur Malumën live kushtonin gjashtë mijë lekë në rreshtat e parë, dhe 4.500 lekë në reshtet e mbrapme.
Panorama Plus ka siguruar foto, ku tashmë po bëhen vetëm përgatitjet e fundit për skenën, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndërkohë janë bërë gati edhe hyrjet për koncertin e tij. Siç shihet edhe nga fotot, tashmë gati janë edhe vendet “Vip”, ku dhe do të ulen ata që do të marrin pjesë në turin “Papi Juancho”.
Në koncert Elgit Doda dhe Ronela Hajati ato që do të hapin koncertin e tij, për t’i lënë më pas vendin performancës së Malumas. Mbrëmja e sotme vjen pasi ky event ishte anuluar dy herë, për shkak të pandemisë.
Këtë herë ishte vetë artisti që konfirmoi prezencën e tij në Tiranë. Madje pak ditë më parë, nëpërmjet një videoje, Maluma ka përshëndetur Tiranën dhe të gjithë fansat ku i rikujton të mos mungojnë në koncertin e tij. “Si jeni njerëz, Tirana, unë jam Maluma baby, mos mungoni më 14 mars në “Papi Juancho Tour”, shihemi atje”, ka thënë ai në videon e publikuar.
Juan Luis Londoño Arias, i njohur profesionalisht si Maluma, i lindur më 28 janar 1994, është një këngëtar, kompozitor dhe aktor kolumbian. I lindur dhe i rritur në Medellín, ai zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
Ai publikoi albumin e tij debutues, ‘Magia’, një vit më vonë në 2012.Megjithatë, albumi i tij përparimtar ishte ‘Pretty Boy’, ‘Dirty Boy’ i vitit 2015 , i cili çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë. Ai publikoi ‘FAME’ në 2018, për sukses të mëtejshëm në industrinë e muzikës. Artisti e ndoqi suskesin me këngën ‘11:11’ në 2019, dhe ‘Papi Juancho’ në 2020.Kënga e tij ” Haëái ” arriti të klasifikohej e treta në ‘Billboard Global 200’ dhe u bë kënga e parë numër një në ,BillboardGlobal’.
Muzikalisht, këngët e Maluma-s janë përshkruar si reggaeton , trap latin dhe pop .