MSh publikon raportin ditor të COVID-19, nuk ka viktima

18 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të hënën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 812 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 637.

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.817.741 doza të vaksinës.

818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.