Bashkia e Tiranës ka vendosur të paguajë 650 mijë euro këngëtarin Maluma, për të performuar me rastin e Ditës së Verës.
Eventi, i cili ishte parashikuar të mbahej që në vitin 2020, u shty dy vite për shkak të pandemisë Covid-19.
Kësaj here, ai do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe për të takuar Maluma-n 10 minuta duhet që t’paguani plot 1000 euro, thonë organizatoret e spektaklit.
Ata kanë treguar më herët gjatë intervistave se këngëtari ka vendosur disa “kushte” para ardhjes së tij, ndër të cilat është e panegociueshme një tabelë ping-pongu.
Kjo siç thonë ata, i shërben Maluma-s të heqë stresin para performancës.
Ndërsa sot në koncert s’do të performojë vetëm Maluma, por edhe Elgit Doda,Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.
Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.
Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.
Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón.