Dogana e Kosovës ka konfirmuar se dy oficerë të janë arrestuar në aksionin e Inspektoratit Policor të koduar “Pika”.
Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën “mitmarrje” dhe “shpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtar”.
Të njëjtit, bëhet e ditur se janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre do të fillojë procedimi administrative disiplinor.
“Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit. Dogana e Kosovës zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale. Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor”, thuhet në njoftimin e Doganës.