Dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, kjo e fundit edhe nuk i ka bërë kërkesë zyrtare nga institucioneve të Kosovës për lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në vendin tonë.
Kështu u shpreh, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se deri më tani nuk kanë pranuar një kërkesë zyrtare nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.
“Përgjigja e institucioneve të Kosovës që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti Serbia drejtuar shtetit të Kosovës me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane, do të shqyrtohej ajo kërkesë dhe do të merrej vendimi pro ose kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në këto momente nuk kemi një kërkesë nga Serbia për mbajtje të zgjedhjeve, ka kërkesë nga Serbia drejtuar institucioneve ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.
Ndryshe zgjedhjet në Serbi do të mbahen më datën 3 prill, ku do të zgjidhjet presidenti i ri dhe përbërja e re e Parlamentit.