Shoqata e Transportuesve dorëzojnë padi kundër vendimit të MI-së – paralajmërojnë veprime tjera

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka duke dorëzuar sot padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Ata kanë paralajmëruar se për këtë çështje do t’i shkruajnë edhe ambasadave të QUINT-it, pasi “politika po ndërhynë në Shoqatën e Transportuesve”.

“Në lidhje me këtë do të iu shkruajmë pesë ambasadave të QUINT-it, se si politika ndërhyn në tregun e lirë të Kosovës duke tentuar të dirigjoj çmimet dhe çmimet në transportin rrugor të udhëtarëve”, ka thënë para mediave Jakup Berisha, anëtar i shoqatës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, të premten bëri të ditur se ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohen nga çmimi aktual.

Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.