Operacioni i koduar me emrin “Pika” ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon ende në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, saktësisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë, ndaj disa zyrtarëve policorë dhe doganorë, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale.
Ky aksion ka nisur nga IPK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganës së Kosovës.
Operacionit të sotëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar nga ana e IPK-së ku një numër i zyrtarëve policorë dhe doganorë dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Gjatë këtij aksioni pritet që fillimisht të shoqërohen e pastaj të arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
Ndryshe, komandant në pikën kufitare Qafë Prush është toger Ramiz Ahmeti dhe në pikën kufitare Qafë Morinë, është Xhavit Lokaj nga Gjakova.
IPK ka njoftuar sot detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites.