SHBA paralajmëron fuqishëm Kinën në rast se ndihmon Rusinë në pushtimin e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kina do të përballet me “pasoja” nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet në pushtimin e saj në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar thuhet se u kanë thënë disa mediave amerikane se Rusia i kishte kërkuar Kinës të ofronte ndihmë ushtarake pasi ajo filloi pushtimin, shkruan BBC.

Ministria e Jashtme kineze nuk e trajtoi drejtpërdrejt këtë çështje, por akuzoi SHBA-në për përhapjen me qëllim të keq të dezinformatave për Kinën.

Shkëmbimet vijnë pasi zyrtarët e lartë amerikanë dhe kinezë do të takohen në Romë.

Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të Uashingtonit, thonë se Rusia ditët e fundit i ka kërkuar Kinës posaçërisht pajisje ushtarake, përfshirë dronët.

Në një intervistë për CNN, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se ata “po komunikonin drejtpërdrejt, privatisht me Pekinin se do të kishte absolutisht pasoja për përpjekjet për shmangie të sanksioneve në shkallë të gjerë ose mbështetjen për Rusinë për t’i plotësuar ato”.