Ish-banorët e “Big Brother VIP”, vazhdojnë që përmes intervistave të ndryshme të tregojnë rreth rrugëtimit të tyre në “BBV”.
Dje, Arjola Demiri ishte e ftuar në “N’majë t’gjuhës” me Xheraldina Vulën, ku foli për të gjitha ndjesitë që kishte përjetur në format, e jo vetëm.
Arjola zbuloi se kjo ishte hera e tretë që në emër të fëmijëve të saj, vendosi të merrte të tillë iniciativë.
“I kam sakrifikuar fëmijët në emër të tyre për t’u ringritur dhe për të funksionuar si person”, u shpreh ajo.
Arjola gjithashtu preku pak edhe fillimet e karrierës së saj dhe tregoi se impenjimi si nënë me kohë të plotë, ia ka bërë rrugën drejt karrerierës shumë të vështirë.
“Të jesh një nënë me kohë të plotë, pa jetë sociale, pa jetë shoqërore, e ke shumë të vështirë të fillosh karrierën, e sidomos në moshën që unë kam pasur në atë kohë, 31 vjeç.” tregoi tutje Arjola
E duke qëndruar te karriera Arjola zbuloi edhe planet e të ardhmes. Ndër të tjera zbuloi edhe një pritshmëri shumë të madhe, siç është fitimi i një çmimi Oscar.
“Ermal Mamaqi më ka bërë një ftesë për te seriali H.O.T. Kam dhe një serial në Kosovë “Ç’ka je bre tu folën”. Do doja që këtë vit të bëj dhe një shfaqe teatrale. Vazhdojnë qeshin me mua por unë nuk i heq shpresat nga çmimi “Oscar”. Unë shpresoj akoma dhe kam përshtypje se çfarë thërras bëhet.” tha ajo ndër tjerash.
Deri tani ende asnjë aktor shqiptar nuk është nderuar me një çmim të tillë, mbetet për tu parë nëse Arjola do e realizojë dëshirën dhe qëllimin e saj.