Aktori amerikan shpreson të marrë refugjatë ukrainas në shtëpinë e tij

Aktori amerikan, Benedict Cumberbatch ka thënë se shpreson të marrë pjesë në një skemë qeveritare për t’u ofruar refugjatëve ukrainas një vend për të jetuar.

Nisma “Shtëpi për Ukrainën ” do të lejojë anëtarët e publikut, bamirësitë, bizneset dhe grupet e komunitetit të ofrojnë strehim për refugjatët edhe pse nuk kanë lidhje familjare, transmeton Indeksonline.

“Është një kohë vërtet tronditëse për të qenë një evropian dy orë e gjysmë larg nga Ukraina dhe është diçka që varet mbi ne,” tha Cumberbatch për Sky News në tapetin e kuq të Baftas të dielën (13 mars).

Ylli i Sherlock kishte një veshje ngjyrë të kaltër dhe të verdhë të flamurit ukrainas.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë sesa të veshim një veshje të tillë. Ne duhet të dhurojmë, duhet të bëjmë presion ndaj politikanëve tanë që të vazhdojnë të krijojnë një lloj sigurie për refugjatët dhe një strehë këtu për njerëzit që vuajnë”, tha ai.

“Të gjithë duhet të bëjnë sa më shumë që munden… ka pasur një numër rekord njerëzish që kanë dalë vullnetarë për të marrë njerëzit në shtëpitë e tyre, shpresoj të jem edhe vetë pjesë e kësaj.”

Në fillim të kësaj jave, Cumberbatch mbajti një flamur ukrainas në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara në solidaritet me vendin teksa po pushtohet nga Rusia./Indeksonline/