“Na krypët” – PSD organizon aksion para Qeverisë kundër rritjes së çmimeve

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një aktivitet kundër rritjes së çmimeve para Qeverisë së Kosovës.

Ajo aty ka dërguar disa thasë me kripë, të cilët kishin edhe një simbolikë.

“Na krypët”, shkruhej në një letër që ishte vendosur aty, duke iu referuar sipas tyre gënjeshtrave të Qeverisë.

“Rritja enorme të pothuajse të secilit produkt ushqimor. Jeta ka filluar të bëhet e shtrenjtë. Qeveria përballë kësaj krize kanë zgjedhur të heshtin. Është një produkt që nuk është shtrenjtuar kripa. Sepse qeveria është fabrikë e prodhimit të kripës. Na ka kripur për punësime familjare dhe qysh nuk shkojnë në negociata me Serbinë”, thanë nga PSD.

“Në secilin qëndrim të tyre ata na kanë kripur. Ne po ua kthejmë kripën që kryeministri Kurti ua ka dhënë qytetarëve deri më tash.  Andaj sa më vonë që veprojnë ato veprime nuk kanë kthim për dëmin që po u shkaktohet qytetarëve. Prandaj jemi këtu të bëjmë thirrje që kjo qeveri të ndërhyjë sa më shpejt dhe të marrë veprime”, thanë tutje ata.