“Po përjetojnë tragjedi e po jetojnë në horror”/ Aktorja e famshme shpërthen në lot, ia dedikon çmimin e saj grave në Ukrainë

Aktorja e famshme, Penelope Cruz, ka vendosur që çmimin Santa Barbara Festival të ua dedikojë të gjithë atyre që po vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë. Ajo ka shpërthyer në lot teksa ka mbajtur një fjalim në momentin që ka marrë çmimin.

“Personazhi im Jane, kishte frikë. Ajo kishte frikë se mos humbte fëmijën, mos humbte ata që donte më shumë. Dhe sa gra në botë, në këtë momente që flasim po përjetojnë tragjedi e po jetojnë në horror të tilla. Kështu që zemra dhe mendimet e mia janë me të gjitha ato gra në Ukrainë. Me të gjithë ata fëmijë apo burra që po vuajnë në këtë situatë të tmerrshme. Faleminderit shumë!”, u shpreh Cruz.

 

Si një pjesë e mirë e figurave publike, edhe aktorja i është bashkuar dhimbjes së madhe të Ukrainës. Penelope dhe bashkëshorti i saj, aktori  Javier Bardem, tani për tani po i mbajnë jashtë rrjeteve sociale fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar Leo dhe vajzën tetëvjeçare Luna.

“Po përjetojnë tragjedi e po jetojnë në horror”/