Mashtrimi me çmime në supermarketet e Kosovës nuk ka të ndalur.
Më e përmendura për këto mashtrime është rrjeti i supermarketeve të “Viva Fresh”, e cila u gjobit e madje u raportua se edhe i janë gjetur mijëra litra vaj të fshehur, ndonëse deklarohej se nuk ka rezerva.
E mashtrimi nga “Viva Fresh” është faktuar edhe me video.
“Vrojtuesit e Lagjes” kanë publikuar një video ku shihet se si një artikull në rafte paraqitet sikur është në aksion, me çmim 1.55 euro.
Por më pas, personi që incizon e dëshmon se për të njëjtin artikull ka paguar 2.29.