Markijan Lubkjivski, këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes, tha se avioni që u rrëzua në Zagreb nuk ishte ukrainas.
Madje, aii e refuzoi me vendosmëri këtë në një deklaratë për Jutarnji.
Ai tha gjithashtu se pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.
Ai u kërkoi partnerëve kroatë të kryenin një hetim për të zbuluar se kujt i përkiste avioni dhe si mund të gjendej mbi Zagreb dhe të binte në Zagreb.
Ambasada ukrainase në Zagreb nuk pranoi të komentojë mbi rrëzimin e dronit të mbrëmshëm në Zagreb, pasi presidenti kroat Zoran Milanovic tha se avioni erdhi nga Ukraina.
“Ne nuk po e komentojmë këtë,” i tha shkurt Hina ambasada ukrainase.