Ish-Miss Ukraina ka përshkuar se si është larguar nga Kievi me djalin e saj shtatë vjeçar pasi u dëgjuan tingujt e sulmit ajror dhe shpërthimeve në ditën e parë të pushtimit rus.
Veronika Didusenko, e veshur me ngjyrat kaltër dhe të verdhë të flamurit ukrainas, u bëri thirrje vendeve të tjera të ndalojnë sulmin rus ndaj Ukrainës.
Didusenko dhe djali i saj u bashkuan me mijëra persona të tjerë duke evakuuar kryeqytetin ukrainas pasi Rusia pushtoi vendin me 24 shkurt.
“Direkt mbi kokën time, dhjetëra helikopterë po bombardonin … ndërsa po ikja me djalin tim të vogël, mund të shihja se kishte një betejë të vërtetë ajrore mbi kokën tonë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Los Anxhelos të martën.
“Në udhëtimin tim për në kufirin e Ukrainës, nuk kishte vend ku nuk shpërthyen raketat dhe bombat”, tha ajo./Indeksonline/