Rritja e çmimeve/Kalisi: Kosova t’i kthehet prodhimit vendor, tokës… nga ajo pak që ka mbetur

Profesori kosovar, Mehmet Kalisi ka komentuar ngritjen e çmimeve në vend dhe botë.

Sipas tij, Kosova nuk mund te jete e izoluar nga pjesa tjetër e botes, mjaft me “sui generis”.

“Në këtë fatkeqësi globale kemi rastin ta kthejmë ne shans, le ti kthehemi prodhimit vendor, le ti kthehemi tokës tone nga ajo pak qe na ka mbetur, le ti kthehemi blegtorise, le ti kthehemi aktiviteteve tjera prodhuese.

Postimi i plotë:

Eshte lufte reale edhe pse relativisht akoma larg nesh

Ata te cilet akoma se kane kuptuar se jemi ne gjendje lufte jane budallenje ose te marrë. Sa me shpejt qe e kuptojne do jete me mire per vet ata. Rritja e çmimeve eshte vetem ne fazen e saj fillestare, dhe kjo nuk po ndodhe vetem tek ne në Kosove. Keta te cilet çarraviten dhe ankohen per rritje çmimesh le ti racionalizojne dhe kursejne shpenzimet  jo te domosdoshme, Kosova nuk mund te jete e izoluar nga pjesa tjeter e botes, mjaft me “sui generis”. Por ne kete fatkeqesi globale kemi rastin ta kthejme ne shans, le ti kthehemi prodhimit vendor, le ti kthehemi tokes tone nga ajo pak qe na ka mbetur, le ti kthehemi blegtorise, le ti kthehemi aktiviteteve tjera prodhuese. Kosova do ta paguaj edhe ajo çmimin e saj per liri dhe demokraci, nga barbaret te cilet ca sosh edhe ne i kemi te dera .