Kim Kardashian u shfaq e veshur me ngjitës Balenciaga, komentohet paraqitja e saj në Javën e Modës në Paris

Ajo bëri që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo me veshjen e saj të çuditshme në shfaqjen e Javës së Modës në Paris.

Kim Kardashian u shfaq në eventin e markës “Balenciaga”, me një veshje ku shihej e mbështjellë nga qafa deri te këmbët me shirit të verdhë, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ansambli ikonë i Kim Kardashianit pati një kosto, pasi në rrjetet sociale pati shaka të shumta në lidhje me këtë paraqitje të saj.

Twitter shpejt u mbush me postime që talleshin me klipin, me qëndrimin e vështirë të Kimit në këtë kostum shiritor që rezultoi në krahasimin e saj me personazhet fiktive si: C-3PO, The Terminator dhe RoboCop.

Përdoruesit talleshin duke shkruar komente të tilla si: “Ecja në pasarelë e saj – Kim ishte duke luftuar”; “Ajo duket ashtu si do të ecnin shenja e trafikut nëse do të ishin të vërteta”; “Pse ajo ecën ashtu”; “Ata nuk mund të bënin një madhësi që i përshtatej asaj?”; “Ajo ka aq shumë dhimbje”.

Redaktorja e modës në gazetën New York Times, Vanessa Friedman ishte një dëshmitare okulare dhe publikoi një fotografi të Kimit nga shfaqja, duke shkruar, “Kim Kardashian në shfaqjen #Balenciaga, e mbështjellë me shirit paketimi ‘Balenciaga’. Ajo bën një tingull ngjitës kur ecën”.

Katër asistentë u kërkuan për të futur Kimin në këtë veshje, dhe vet miliarderja Kardashian shpërndau në rrjetet sociale video, në të cilat ekipi i saj shihej duke e mbështjellë trupin e saj nga qafa te këmbët.

Ylli Kardashian u pa duke u mbështetur në një karrige teksa asistentët i ngjisnin me ngulm shirita rreth krahëve dhe këmbëve të saj.

Rrotulla të tjera shiritash u panë në një tavolinë në sfond ndërsa ekipi punonte për të krijuar kostumin e improvizuar të ‘Balenciaga’.

“Po bëhemi gati për spektaklin ‘Balenciaga’”, ka shkruar Kim në klipin e parë që ka shpërndarë në Instagram Stories.

Kim – e cila u shpall si ambasadore e markës luksoze muajin e kaluar – ishte një nga emrat e shumtë të listës A të pranishëm pasi marka “Balenciaga” ftoi mysafirë në shfaqjen e tyre duke u dërguar atyre iPhone të personalizuar të thyer.

Në vend të ftesave tradicionale të letrës, marka franceze zgjodhi të dërgonte celularë të personalizuar të gdhendur me datën dhe orën e shfaqjes së saj vjeshtë/dimër 2022 në Javën e Modës në Paris.

I përshkruar si një “artifakt i vërtetë i vitit 2022”, telefoni – dhe dëmi i shkaktuar ndaj tij – është i vërtetë, por nuk funksionon dhe duhet të përdoret “vetëm për qëllime ekspozimi”.

Në ftesë thuhej: “Ju lutemi gjeni informacione të personalizuara në anën e pasme të këtij telefoni. Ky është një artefakt i vërtetë i vitit 2022”.

“Ai është jofunksional dhe për t’u përdorur vetëm për qëllime ekspozimi. Ky dokument vërteton se kjo pajisje, sipas njohurive tona, nuk është prodhuar artificialisht, por e prodhuar nga vite të tëra përdorimi dhe më vonë, të neglizhuar”.

Përpara shfaqjes, drejtoresha kreative e “Balenciaga”, Demna Gvasalia tha se shfaqja shërbeu si një homazh për vendin e luftuar të Ukrainës.

Demna dhe skuadra e tij ishin veshur me ngjyrat ukrainase verdh e blu.