Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me xhiron e 24-të.
Tri ndeshje luhen sot në kuadër të futbollit vendor, niveli elitar. Dita e parë e xhiros së 24-të çon vëmendjen tek ndeshja mes Ulpianës dhe Dukagjinit.
Dy skuadrat e fundit të tabelës përballen për tri pikë që mund të jenë vendimtare në garën për një vend që dërgon në barazh.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës e Ballkanit, me suharekasit që kërkojnë fitoren për të ruajtur kreun e tabelës.
Ballkani shihet si skuadër favorite në këtë ndeshje, por Malisheva ka ditur të befasojë në shtëpi.
Ndeshja tjetër e kësaj dite është ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës – dy skuadrave me formën më të dobët në Superligë.
Të tri këto ndeshje luhen në orarin e njëjtë, me fillim nga ora 13:00.