​Autoritetet ukrainase thonë se deri më tani kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë

Ministria e mbrojtjes ukrainase në raportin e saj të sotëm, thotë se që nga 24 shkurti ditën kur fillojë pushtimi nga Rusia, e deri më sot, ushtria Ukrainase i ka shkaktuar dëme të mëdha armikut.

Sipas raportit të kësaj ministrie, deri më tani forcat e mbrojtjes ukrainase kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë, ndërsa në arsenalin ushtarak i kanë shkaktuar këto dëme: 46 aeroplan bombardues, 68 helikopter, 290 tanke, 60 cisterna, 7 aeroplan spiun, 999 mjete të blinduara të llojeve të ndryshme, 117 copa artilerie, 50 pajisje të sistemit të shumëfishtë raketor, 454 automjete transportuese ushtarake, 3 anije luftarake, 23 pajisje të sistemit kundër avionëve.

Dy ditët e fundit sulmet ruse me raketa kundër qytetëve të Ukrainës janë ashpërsuar, madje duke bllokuar edhe largimin e tyre nga vatrat ku po zhvillohen luftimet e ashpëra.

Presidenti Ukrainas Zelensky i ka bërë thirrje perëndimit për më shumë përkrahje në mënyrë që të t’u bëhet ballë sulmeve ruse për t’i evakuar civilët.

Rusia deri më tani nuk i ka ndalur sulmet për të lejuar evakuimin e civilëve, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar mundësin e katastrofës humanitare.