Gjykata e Hagës sot fillon procedurat hetimore mbi Rusinë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka filluar sot procedurat hetimore ndaj invazionit rus në Ukrainë.

Gjykimi i parë do të mbahet sot, ku Ukraina do të ketë te drejtën e fjalës, për të vazhduar ditën e nesërme, me argumentet e Rusisë, e cila e mohon juridiksionin e Hagës.

Ekziston mundësia e mbajtjes së një tgjykimi të dytë, në të cilin do të shenjestrohet drejtpërdrejt presidenti rus Vladimir Putin.

Ukraina plotësoi një ankesë për Rusinë për në Gjykatën e Hagës më 26 shkurt, dy ditë pasi filloi invazioni.

Ukraina kërkoi nga GJND fillimin e procedimeve kundër Federatës Ruse në bazë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

Shteti ukrainas ka kërkuar adresimin e pretendimeve të Rusisë se gjenocidi ka ndodhur në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës, si dhe të vërtetojë se Rusia nuk ka bazë ligjore për të ndërmarrë veprime ushtarake “mbi bazën e këtyre pretendimeve të rreme”.