Deri kur do të vazhdojnë reshjet e borës në Kosovë?

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se këto ditë do të kemi reshje të dobëta bore, por që sipas tij, tempertuarat pranverore do të nisin diku më 13-14 mars.

“Reshje të mjaftueshme kemi në jug, në malet e Sharrit, pjesa lindore e verilindore, mbetet me më pak reshje, kështu që edhe ditëve të ardhme do të ketë reshje të dobëta, ndërkaq nga 13-14 marsi do të ketë një ndjesi që pranvera veç do të vjen, dhe reshje nuk do të kemi për një periudhë të caktuar kohore”, ka thënë Aliu në Klan.

Ai tha se muaji janar e shkurt u përmbyll me deficit të reshjeve, sidomos në pjesën lindore e verilindore por që sipas tij ka shpresa që të ketë përmirësime pasi marsi veç ka filluar me reshje bore.