PSG: Ramos ka rifilluar vrapimin dhe ka 48 orë që bën ushtrime individuale

Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos është duke dhënë gjithçka që të jetë gati për përballjen e dytë me Real Madridin.

Spanjolli mungoi në takimin e parë mes PSG-së dhe Realit, të cilën e fituan “Parisienët” falë një goli të vonshëm të Kylian Mbappe.

Ramos kishte probleme muskulore, të cilat janë ende duke e shqetësuar, prandaj edhe humbi përballjen ndaj ish skuadrës.

Që disa ditë ka raportime që Ramos do mungojë edhe në ndeshjen e dytë, por spanjolli është duke dhënë gjithçka për t’u shëruar me kohë.

PSG përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që Ramos ka rifilluar të vrapojë, ndërsa ka 48 orë që bën ushtrime individuale në fushë.

“Sergio Ramos ka rifilluar vrapimin dhe ka 48 orë që bën ushtrime individuale në fushë”, shkroi klubi në komunikatë.

 

Kujtojmë, se ndeshja kthyese zhvillohet në “Stamford Bridge” të mërkurën e ardhshme.