Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.
“Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë – historia e Ukrainës, historia e Evropës”, tha ai.
Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terrori në një nivel të padëgjuar”.
“Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”
Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin “të tronditur” nga zhvillimet rreth uzinës.
Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër një “shteti terrorist bërthamor”.
“Rrezatimi nuk e di se ku është Rusia. Rrezatimi nuk di për kufijtë e vendit tuaj”, tha Zelensky.