Qyteti i Mariupolit në Ukrainë është nën bombardime të rënda aktualisht.
Nënkryetari i bashkisë atje u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa ta bëjë vendin një shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë.
“Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal – është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane”, tha Sergei Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupol për BBC.
“Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putinin ose të paktën të mbyllë qiellin tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli”, tha ai.