“Jemi gati” – Blinken tregon se çka ndodhë nëse nga lufta preket një anëtar i NATO-s

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka folur para një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes.

“Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s”, tha Blinken, shkruan Sky Neës,.

“Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”.

Blinken shtoi se NATO kërkon “të mos ketë konflikt”, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

“Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave ruse dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”.

Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe BE-së po mblidhen sot në Bruksel për takime për të diskutuar situatën në Ukrainë.