Emisari i parë i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas marrjes zyrtarisht të këtij posti ka deklaruar se do të shërbejë zellshëm për mbajtjen e bashkëpunimit mes vendit të tij dhe rajonit.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm gjeografikisht në zemër të Europës, ata janë në zemër të idesë europiane. Përzemërsisht jam i nderuar që t’i shërbej bashkëpunimit me partnerët e rajonit për rajonin si i dërguar special”, ka shkruar ai në Twitter.
Në njoftimin zyrtar për pozitën e re në administratën shtetërore, Zyra Federale e Jashtme e Qeverisë së Gjermanisë lavdëroi pasionin e Sarrazin për interesat e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi sot se mezi pret të bashkëpunojë me Emisarin e Gjermanisë.