Qytetarët e Kosovës kanë nisur të dhurojnë para për Fondin e Sigurisë.
Pas këngëtarit Labinot Tahirit, edhe reperi i njohur Mozzik u shpreh se do të dhurojë të holla, shkruan Indeksonline.
Këtë e bëri të ditur me anë të një statusi në ‘Facebook’.
Ai shtoi se përveç të hollave është në gjendje të jap jetën për Kosovën.
Statusi i plotë:
“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi ❤️👏👏
Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #Taman
Zoti i bekoftë mergimtarët !!!! ❤️
Zoti bekoftë Kosovën ! 💙”.