Pas Turqisë, Vjosa Osmani viziton Maltën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patronatin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.

Përveç takimit me homologun, presidentin Vella, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, presidentja Osmani do të  jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe.

Ndryshe para vizitës në Maltë, presidentja Osmani ka vizituar Turqinë.

Ajo dje ka zhvilluar takime të shumta, në mesin e tyre edhe një takim zyrtar me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.