Giorgio Armani e zhvilloi sfilatën e tij në Milano në heshtje të plotë dhe asnjë këngë nuk u vu në asnjë moment teksa modelet parakalonin, në respekt të dhimbjes së popullit të Ukrainës pas agresionit rus.
Modelet ecën në pasarelë me një qetësi të frikshme, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza me shkëlqim.
Armani është ndër të vetmit që ka bërë këtë zgjedhje për t’i treguar botës së nuk mund të injorohet ajo që po ndodh.