Kida akuzohet për ‘photoshop’ në një nga paraqitjet nga Parisi

Artistja shqiptare, Kida, ka qenë gjatë këtyre ditëve duke shijuar disa ditë pushimesh në Paris.

Ndonëse është aktiv në rrjetet sociale, ajo shpesh ndan me publikun imazhe e video të ndryshme.

Bukuroshja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në Instagram, ka hedhur disa atraktive pranë Kullës Eiffel.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, 24-vjeçarja është akuzuar për ‘photoshop’ në bazë të një imazhi të publikuar nga faqja ‘Vipat e Bllokut’.

“Dhe Kida ka nevojë për disa leksione fotoshopi nga zysh Enca”, thuhet në postim.

 

Ata kryqëzojnë çdo ditë artistët shqiptarë dhe ndiqen nga mbi 300 mijë ndjekës.

Kida nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore, njërin prej të cilëve do ta sjellë së shpejti në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.