Rovena Stefa për Ukrainën: Kanë mbështetur Serbinë gjatë luftës në Kosovë dhe kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e saj

Prej ditësh Ukraina po përballet me situatë lufte përball shtetit fqinjë, Rusisë

Edhe sot, kur ukrainasit janë në ditën e pestë kundër agresionit rus, situata po vazhdon të jetë e ngjashme.

Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga humbjet e jetëve të njerëzve, po ashtu dëmet e mëdha material.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi, ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

Përveç shteteve të fuqishme dhe liderëve botëror, edhe emra të njohur nga skena e artit kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin ukrainas.

Kjo përkrahje morale nuk ka munguar as nga artistë të ndryshme në vend, por njëjtë nuk ka vepruar edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa.

Përmes një statusi në InstaStory, Rovena ka dalë kundër kësaj, duke thënë se Ukraina ka mbështetur Serbinë në luftën kundër Kosovës dhe gjithashtu është kundër pavarësisë.

“Ukraina ka mbështetur Serbinë e Slobodan Milosevicit në luftën kundër Kosovës në vitin 98/99, dhe ka dërguar mercenar për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina e ka mbështet me ushtri.

Maqedoninë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Rovena në postim.