Konjufca në Qirez: Kjo na kujton obligimin institucional – drejtësi për viktimat e luftës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Likoshan e Qirez, me rasitin e 24-vjetorit të masakrave në këto fshatra.

“Më 28 shkurt 1998, në fshatrat Likoshan dhe Qirez, forcat vrastare serbe ekzekutuan dhe masakruan mizorisht 24 banorë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se me këtë akt Serbia ka filluar fushatën e spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë.

Ai më tej ka thënë se kjo ditë na kujton gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Konjufca më tej ka theksuar se kjo ditë i kujton edhe obligimin institucional që të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët në altarin e lirisë së Kosovës. Lavdi!”.