Kryeministri Albin Kurti takimin e parë bilateral në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër e zhvilloi me drejtoren menaxhuese të BERZH-it për Infrastrukturë të Qëndrueshme, Nandida Parshad dhe drejtorin menaxhues për Ekonomi të Gjelbër dhe Klimë Harry Boyd Carpenter.
Kurti foli për kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë në vend dhe teknologjinë e vjetër të termocentraleve, si dhe për përvojën e Kosovës në përballimin e krizën globale të energjisë.
Ai theksoi synimin dhe nevojën e vendit për diversifikim të energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë të burimet e ripërtërishme dhe se në këtë drejtim Qeveria e vendit është duke punuar në hartimin e Strategjisë së Energjisë e cila përpos dekarbonizimit do të synojë të ruajë sigurinë e furnizimit me energji dhe përballueshmërinë për konsumatorë duke rritur përdorimin e energjisë së pastër.
I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli për rëndësinë e eficiencën së energjisë elektrike dhe projektet aktuale që po gjejnë zbatim. Ai shtoi se BERZH ka një rol të rëndësishëm në qëllimet e Qeverisë së Kosovës për një tranzicion të drejtë energjetik.
Nandita Parshad, në anën tjetër, shprehu mbështetje ndaj synimet e Qeverisë së Kosovës për dekarbonizim dhe energji të pastër. Ajo tha se BERZH është e gatshme që ta ndihmojë Kosovës në synimin e saj për një tranzicion të drejtë energjetik.
Në takim u diskutuan edhe mundësitë tjera dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it.